Aurela Gaçe falenderon "Ora News" për lajmin kushtuar asaj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Gusht 2014, 19:34
Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe ka bërë një status në Instagramin e saj në të cilin falenderon Ora News për lajmin që kishte kushtuar për të.Lajmi me titull ”Aurela Gaçe diva që nuk njeh limite” i cili u postua edhe në faqen e Facebook të këngëtares fliste për karrierën e saj si këngëtare e performuese e flaktë dhe pasionin e përkushtimin e saj për muzikën dhe fansat.Aurela i ka kushtuar një status të bukur këtij lajmi duke u shprehur se ishte lajmi më i bukur i këtyre ditëve për të, dhe me përmbajtje ndryshe.”Sa më pëlqeu ky shkrim. Më në fund një gazetë që bën lajm për diçka që ka lidhje me pasionin, punën, djersën që derdh”-ka filluar shkrimin e saj këngëtarja.Në fund ajo ka falenderuar Ora News duke shpërndarë edhe linkun e lajmit.