Rihana do të blejë një klub futbolli
Ky do të jetë një nga lajmet më bombë dhe të bujshme të shoëbiz-it botëror, së paku për këtë sezon veror. Duket se udhëtimi i saj në Brazil për Kupën e Botës 2014, i ka dhënë këngëtares nga Barbados disa ide të reja, të kënaqësisë edhe për biznes.Sipas "Daily Mail" këngëtarja po mendon të blejë një klub futbolli anglez, pas vendimit të menjëhershëm për të krijuar një akademi futbolli në vendlindjen e saj, Barbados."Në fillim menduam se ideja dhe dëshira e Rihana-s për të bërë biznes me futbollin do të shteronin shumë shpejt por ajo mbetet ende e vendosur. Ajo është vërtet serioze për këtë ide ndonëse ende nuk e di përse ka vendosur që të blejë pikërisht një klub anglez"shkruan Daily Mail.Gjatë Kupës së Botës, Rihana ka postuar në rrjetet sociale dhe është fotografuar nga dhjetera paparacë në shkallët e stadiumeve, duke bërë tifo, për ekipin që në fund rezultoi fitues, Gjermaninë.Ajo u shfaq pas ndeshjes së fundit edhe përkrah lojtareve të ekipit të saj të preferuar Gjermaninë, teksa festonte fitoren bashkë me ta.