Vajza e Madonna-s feston diplomimin me të dashurin e nënës së saj

Lourdes është vajza e madhe e këngëtares Madonna, e cila sapo ka përfunduar shkollën e mesme ka vendosur të festojë diplomimin e saj së bashku me miqtë në Antibe në Francë.Prezent ishte dhe i dashuri më i ri i Madonna-s 26 vjeçari Timor Sttefens, por ajo që bie më shumë në sy ishte mungesa e Madonna-s, ndërkohë që mediat shkruajnë se ajo po pregatitet hedhjen në treg të albumit të saj të fundit.Vajza e Madonna-s, Lourdes Leon është fotografuar nën shoqërinë e miqve të saj në një plazh veshur me bikini shumë-ngjyrshe duke treguar edhe trupin e saj elegant dhe të tonifikuar.Lourdes ka tymosur dhe një cigare edhe pse nëna e saj e ka shprehur publikisht se nuk është dakort që e bija të tymosë cigare. Megjithatë duket se e bija pavarësisht kësaj, shijon cigaren ulur ne shezllong duke shijuar bisedën e këndshme më miqtë.Më pas ata janë parë në bordin e një jahti duke shijuar edhe xhirot me motorrat e ujit në det.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter