Kim Kardashian gati për një fëmijë të dytë
Sipas "Us Weekly", bukuroshja 33 vjecare aktualisht po tenton të mbetet sërish shtatzënë me bashkëshortin e saj Kanye, vetëm një vit pas lindjës së fëmijës së saj të parë, North.Deklarata u bë gjatë reality show-t "Keeping Up With The Kardashians", ku vetë Kim tregoi se aktualisht po kërkon të blejë një shtëpi pranë viles luksoze të nënës së saj Kris Jenner, në Hiden Hills, për të patur një ambjent familjar ku fëmijët e saj mund të rriten.Një vilë në këtë zonë, një vilë kushton plot 21 milionë dollarë. “Dua që North të ketë një motër apo vëlla shumë pranë me moshën e saj e që të rriten bashkë” është shprehur 33 vjecarja.Por mediat kanë nisur të shkruajnë se do të jetë shumë e vështirë për Kim ardhja në jetë e një fëmije të dytë, dhe kjo për shkak se në keto 3 muaj martese, bashkëshorti i saj këngëtari Kanye West ndodhet larg shtëpisë për shkak të angazhimeve të shumta me koncertet.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter