Vajza me mjekër: "Ndihem më e fortë me mjekrën time"

Një vajzë angleze e cila ka rritur mjekrën e saj për 7 vite është shfaqur në një foto për të përfaqësuar mjekrën më të mirë në Angli.Harnaam Kaur është e vetmja grua që është paraqitur në këtë koleksion fotosh, të cilat kanë hapur debate dhe polemika.23 vjeçarja nga Slough, Berkshire ka rritur mjekrën që në moshën 16 vjeçare, e cila u diagnostikua me sindromën e rrallë të femrave që ka të bëjë me rritjen e shumtë të qimeve në fytyrë.“Është e pabesueshme që unë jam e vetja femër në gjithë ata burra përfaqësues. Kjo më bën të ndihem shumë e fortë.”-ka thënë vajza.Më përpara vajza e hiqte mjekrën e saj dhe qimet në trup por më vonë ajo mori vendimin ta mbajë dhe ta lëjë të rritet.“Mjekra më bën më të aftë, një femër me besim në vetvete e cila nuk ka frikë të thyejë normat e shoqërisë”- është shprehur 23 vjeçarja Kaur.