Kate Upton, sinonim i të bukurës dhe sensualitetit

Emri i Kate Upton është vërtet sinonim i bukurisë dhe sensualitetit femëror.  Në fotot e reja modelja 22 vjeçare e "Sports Ilustrated" duke vërtet shumë larg moshës së saj, gati gati me një adoleshente.“MailOnline” ka zbuluar foto ekskluzive të setit të parë të fotove të modeles, kur ajo ka qenë vetëm 15 vjeçe. Në fillimet e saj ajo ka pozuar për marka veshjesh të ndryshme, jo shumë të njohura dhe ende jo me bikini. Janë 8 sete fotografike të realizuara në ate kohë nga fotografi Steven Burton, në Florida, në të cilat modelja tregon në mënyrë modeste trupin e saj por edhe buzëqeshjen që shfaq entuziazmin e saj, sigurisht në ate kohë pa e ditur se sa do të ndryshonte jeta e saj.Këto foto janë realizuar në mars të vitit 2008, në kohën teksa modelja sapo ishte bërë pjesë e agjensisë "Elite Model Managment". Fillimisht ajo shfaqet me një fustan të thjeshtë argjendi dhe me sandale jeshile, me një pamje vërtet prej adoleshenteje, shumë pak tualet dhe pa bizhuteri.Pak kohë më pas, Kate u kërkua nga revistat prestigjoze të modës si "Vanity Fair" dhe "Vogue". Ajo u rrit në setin e fotografive, duke pushtuar ditë pas dite pasarelat më të famshme. Fotot dhe kopertinat, pasarelat dhe komentet positive, padyshim edhe bukuria e këmbëngulja e Kate, bënë që shumë shpejt ajo të tërheqë vëmendjen edhe të regjisoreve të filmave, duke bërë qe aktorja të shfaqet në disa prodhime kinematografike, si "Tower Heist" etj.Por duket disa gjëra në jetën personale të Kate mund të ndryshojnë së shpejti. Në rrjetet sociale por edhe në gazetat rozë, gjithnjë e më shumë po përhapen fjalë se Kate, tashmë modelja e IMG, është shtatzenë me të dashurin e saj Justin Verlander. Madje në këtë fillim jave, Kate e cila këtë muaj gjendet në kopertinën e revistës "Elle", është parë të shëtisë në Manhatan, e lodhur, me të sheshta dhe një fustan sportiv. Dy ditë më parë, ajo duket se i ka mbuluar format e saj ndërsa është parë në ndeshjen mes Detroit Tigers dhe New York Yankees në New York.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter