George Clooney dhe plani zyrtar për dasmën

Ata u njohën në shtator të vitit të shkuar dhe padyshim janë të dashuruar dhe gati gati të lindur për njëri tjetrin. Këtë shtator avokatja brune e simpatike, Amal Alamauddin dhe aktori fitues i cmimit Oscar, Goerge Clooney kanë deklaruar zyrtarisht se do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë. Njoftimin e kanë dhënë bashkë në Chelsea Town Hall, bashkë edhe me të dhënat dhe planin zytrar të dasmës.Sipas të dhënave të mediave rozë, Amal është beqare ndërsa George ka qënë më herët i martuar por edhe divorcuar për herë të fundit në vitin 1993 me ish bashkëshorten Talia Aalsam.Ceremonia do të zhvillohet në Itali, në liqenin Como, ku aktori ka edhe një shtëpi të tijën private. George i ka kërkuar sigurisë që të garantojnë privatësinë 100% të të gjithë ceremonisë, ndërsa të njëjtën gjë ka kërkuar edhe nga ata që do të jenë të ftuar në dasmën e tyre.George i ka propozuar të dashurës së tij Amal në muajin prill me një unazë të mrekullueshme diamanti dhe do të bëjnë ceremoninë e tyre me 30 shtator.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter