Beyonce dhe Jay Z luajnë rolin e familjes së lumtur
Kohët e fundit qarkullojnë thashetheme për çiftin i cili do finalizojnë divorcin e tyre pas përfundimit të turit të përbashkët botëror ‘On The Run Tour’në muajin Tetor.Bëhet fjalë për çiftin bilioner Beyonce dhe Jay Z, megjithatë ata duken një çift i lumtur pasi janë fotografuar nga paparacët teksa kanë dalë nga një restorant në San Francisco të mërkurën së bashku më vajzën e tyre Blue.Por gjithashtu ata janë fotografuar teksa kanë dalë nga hoteli super luksoz pasi kanë kaluar natën e cila kushton 30 mijë dollarë nata. Beyonce kishte veshur një bluzë të gjerë dhe një palë pantallona të zeza, duke mbajtur në krahë vajzën Blue teksa i drejtoheshin makinës së tyre.Ndërkohë Jay Z doli më pas veshur thjesht, duke iu drejtuar së njëjtës makinë me Beyonce. Kohët e fundit ata kanë çuditur me veprimet e tyre pasi për shkak të divorcit që pritet të bëhet publik, ata nuk qëndronin më bashkë por ky veprim ka mohuar zërat pasi jo vetëm janë parë së bashku duke drekuar por edhe kanë kaluar natën në një suitë të përbashkët në hotel.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter