Punonjësja e policisë vjedh kartën e kreditit, bën pushime në Dubai
Një grua, punonjëse policie prej 15 vitesh në Cumbria të Anglisë pasi ka vjedhur kartën e kreditit me një shumë prej 6000 mijë paund nga partneri i mamasë së saj, bëri pushime 10-ditore në Dubai.E gjithë kjo ngjarje u zbulua pasi Christopher McKellor mori një telefonatë nga banka për ta informuar se transaksioni i fundit kishte kaluar limitin e përcaktuar mes palëve.Natalie Scott 36-vjeçare, u arrestua dy ditë pasi u kthye nga pushimet në lindjen e mesme dhe u shpreh pas arrestimit ‘Pashë që karta ishte në tokë, e mora dhe e futa në xhep’ ndërkohë që gjykata e akuzoi se kishte kryer vjedhje ndaj partnerit të mamasë, ndërkohë që ishte me uniformë policisë veshur.Gjykata i dha dënimin Natalie Scott duke e pezulluar nga detyra për tetë muaj, 200 orë punë të papaguar dhe një gjopë prej gati 6000 mijë paund, duke shpëtar nga burgimi.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter