Hilaria Baldwin bën joga me qenin në tualet
Hilaria Baldwin, instruktore joge, ka postuar në rrjetin e saj Instagram një foto teksa peshohet në një peshore veshur me taka super të larta, por për ta bërë edhe më tërheqëse foton ajo ka zgjedhur një pozicion të çuditshëm, bukuroshja ka vendosur qenin poshtë këmbëve të saj të hapura dhe të ngritura lart.Hilaria, bashkëshortja e aktorit të njohur amerikan Alec Baldwin, veshur me një fustan të shkurtër dhe me taka super të larta, ka realizuar foton në tualet gati kokë poshtë, duke mbajtur veten me duart e saj në peshore, e cila më këtë rast tregon krahët dhe këmbët e saj të tonifikuara dhe muskuloze.Një ditë më parë Hilaria postoi një tjetër foto ku duket më dylbi në dorë sikur po përgjon fqinjët e saj në një pozicion tjetër joge.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter