Vlorë, Rama zhgënjehet nga stërvitja e mësuesve të fiskulturës: Vite pa lëvizur

Vlorë – Kryeministri Rama ka mbetur sot i zhgënjyer nga aftësitë e mësuesve të fiskulturës së rrethit të Vlorë.Ai ka ndjekur në Pallatin e Sportin, stërvitjen e parë të mësuesve të edukimit fizik, të cilët do të inkuadrohen në programin “Sporti në shkollë”, inicuar nga Ministria e Arsimit që këtë vit shkollor. Po ashtu, ai ka postuar në Fb edhe një foto nga ky aktivitet.“Duket që mësuesit kanë vite pa lëvizuar vetë, - tha ai. - Nuk e di sa kanë bërë që të lëvizin të tjerët, po e rëndësishme është që ne të fillojmë,” – theksoi ai, duke vënë ën dukje njerin pas tjetrin, dobitë e ushtrimeve fizike për popullatën duke e krijuar kulturën që nga vogëlia. Nga ana tjetër, Rama njoftoi se në të gjithë vendin, do të shtohet numri i mësuesve të edukimit fizik.“Siç e dini, në fillim të vitit të ri shkollor, ne do të nisin programin e madh “Sporti në shkollë”, - tha kreu i Qeverisë për media, - që do të thotë se na duhet ta fillojmë nga përgatitja e mësuesve të edikimit fizik dhe nga marrja në punë e një numri të ri dhe të konsiderueshëm mësuesisht që të jenë të aftë të përballojnë kërkesat e platformës së sportit në shkollë. Dhe këtu në Vlorë është kënaqësi që jam për të ndjekur një sesion të trainimit. Janë vetëm fillimet.Do të jetë një fillim i vështirë por i domosdoshëm. Të mos harrojmë që jemi vendi i vetëm në Europë dhe me distancë nga vendi i parafundit për lëvizje fizike të popullatës. Nga një matje e bërë në shkallë kontinenti, vetëm 4% bënin ushtrime fizike, ndërkohë që në Finlandë ku treçereku i vitit është errësirë, 92% bëjnë ushtrime fizike.Ushtrimet fizike nuk janë qëllim në vetvete, por kanë të bëjnë me gjithë strukturën e shëndetit publik në një shoqëri dhe me gjithë garancitë që sistemet japin ën funksion të mirërritjes, mirëqënies shoqërore dhe shëndetit. Është e provuar që një euro e investuar në sport dhe edukim fizik është baraz me tre euro të shpenzuara në shëndetësi. Rritja në masë e sëmundjeve tumorale, kancerogjene, lidhet edhe me mosushtrimin ashtu sikundër sot fatkeqësisht në rang Europe kemi popullsinë me masën më të madhe të mbipeshës, afro 50% ndërkohë që 25% e popullsisë janë në kushte obeziteti. Këto janë shifra alarmante, skandaloze, janë shifra për një shoqëri thellësisht të prapambetur, por janë shifra që mund të përmbysen duke filluar nga shkolla. Të mos harrojmë që sporti për të gjithë, sporti në shkolla, është një ndihmë shumë e madhe që iu jepet prindërve në funksion të largimit të fëmijëve nga rruga e shumë alternativave të tjera të dëmshme, si droga, kafenetë, bilardot, bixhozi, si humbja kot e kohës që në fakt sporti e bën kohë sociale dhe kohë cilësore për të rritur edhe më vetëdijen sociale të njerëzve.Ky është një fillim, një fillim shumë i vështirë pas shumë vitesh zdërhallje dhe zvarritjesh për të kaluar nga një shoqëri, - theksoi Kryeministri, - që ecën duke zvarritur, në një shoqëri që vrapon dhe kujdeset për shëndetin e saj dhe duke ulush shumë stresin dhe rritur cilësinë e bashkëjetesës me njeri tjetrin.”ar.sh/Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter