Apple mendon për portofolin elektronik për iPhone 6
Apple do të mund të lançojë portofilin e saj elektronik bashkë me iPhone 6. Njoftimi është raportuar nga faqja e internetit The Information, e cila shpjegon se si kompania e Cupertino do të jetë në bisedime me Visa për të lançuar shërbimin e ri në hyrje të vjeshtës së ardhshme.Sistemi i portofolit elektronik do të lejojë të përdorni iPhone tuaj në vend të kartës së kreditit për blerjet. Një shërbim që Google e ka nisur tashmë në SHBA që në vitin 2011, e cila është quajtur Wallet.Sipas The information, Wallet i Apple do të mund të punojë me teknologjinë NFC, e përdorur tashmë në sistemet e këtij lloji, por madje shfrytëzon dhe një lidhje Bluetooth dhe WiFi.Në të gjitha rastet informacionet në lidhje me pagesat do të ruhen dhe do mbrohen nga një çip i dedikuar brenda iPhone./o.b/oranews.tv/Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter