Apple lançon versionin beta të Yosemite
Apple ka lançuar sot, në një version beta publik, sistemin e ri operativ për kompjuterat Mac. I quajtur “Yosemite” si parku i Sierra Nevada, q ëgrafikisht na kujton iOS7.Ikonat janë thjeshtuar, dhe ka më shumë animacione dhe më shumë transparencë, bashkë me efektin “dark mode” për ata që nuk e duan ekranin e tyre të iPhone dhe iPad më të shndrritshëm.Ndër veçoritë e reja të OS X, që do të mbërrijë në versionin përfundimtar janë handoff, Maildrop dhe iCloud drive.Me Handoff, Mac bëhet edhe “telefon”, si mesazhet me teskt si telefonatat mund të transferohen nga iPhone në kompjuter, duke rritur kështu vazhdimësinë midis pajisjeve Apple.Ajo gjithashtu i lejon përdoruesit të vazhdojnë të punojnë në të njëjtin projekt duke kaluar nga një pajisje në tjetrën.Numrat e telefonit të cilët janë të pranishëm në faqet e internetit, ose në email, mund të thirren direkt nga Mac dhe të transferohen përfundimisht në iPhone tuaj, ose anasjelltas.Maildrop i është përkushtuar emaile-ve me ngarkesë të madhe, më shumë se 5 Gigabyte, ndërsa iCloud Drive ju lejon të arkivoni dokumente nga pajisje të ndryshme.Shfletuesi i internetit Safari, i cili sipas Apple është 6.5 herë më i shpejtë se konkurrentët si Firefox apo Chrome, ka një funksion kërkimi më të zgjeruar dhe është optimizuar për video në streaming./o.b/oranews.tv/