Londra me shpejtësi 5G në vitin 2020
Qytetarët e Londrës do të kenë shpejtësinë interneti 5G deri në vitin 2020. Premtimi është bërë nga kryetari i Londrës Boris Johnson.Si pjesë e planit të gjerë të Londrës prej tani e deri në vitin 2050, Johnson premton se do të sjellë 5G në Londër për 6 vjetët e ardhshëm.Kjo duket disi e vështire sepse rrjeti 5G është në hapat e parë.Universiteti i Surrey është i përfshirë në projekt për të sjellë shpejtësi më të madhë në vend të internetit, por tani për tani kjo është e paqartë se çfarë standardi do të ketë 5G.Pasi u raportua më herët se Bashkimi Evropian do të bashkëpunojë me Korenë e Jugut për zhvillimin e 5G-së dhe me synimin e shtetit aziatik se do të lançojë 5G në vitin 2020 duket se premtimi i Johnsonit mund të bëhet realitet për 6 vjet.ex/oranews.tv/