Një sistem operativ unik për kompjuterat, smartfonët dhe Xbox
Një sistem operativ unik i aftë për menaxhimin e kompjuterave, smartfonave, tabletave dhe Xbox. Ky është qëllimi i Microsoftit, i cili është përqëndruar në një produkt të vetëm, dhe në një skuadër të vetëm zhvilluesish, që deri më tani është ndarë në tre.Për ta shpallur Ad Satya Nadella shpjegon se versioni i ardhshëm i Windows 9, do të jetë një platformë e unifikuar për të gjitha pajisjet.“Do ta bëjmë versionin e ardhshëm të Windows-it, nga tre sisteme operative në një të vetme, të intergruar, për ekranet e të gjitha dimensioneve,” tha Nadella.“Në të kaluarën kemi pasur shumë ekipe të cilët punonin në versionet e ndryshme të Windows-it, tani ne kemi një arkitekturë të përbashkët. Kjo na lejon të krijojmë Universal Windows Apps”.Aplikacionet universale të Windows, njoftuar prillin e kaluar, do të lihen të zhvillohen për të krijuar një aplikacion unik kompatibël me versionet e mëdha të Windows, Windows Phone dhe Xbox./o.b/oranews.tv/Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter