Google bashkëpunon me Motorola për pajsijet “phablet”
Në tregun e smartfonave me ekran të madh, i drejtuar nga Samsung dhe nga Apple me iPhone e ri, mund të hyjë dhe Google. Sipas thashethemeve, Google mund të lançojë së shpejti Nexus 6, me ekranin 5.9 inch.Risia është se projekti paraqet partneritetin me Motorola, kompania e blerë në vitin 2011 dhe e shitur më pas te Lenovo tre vjet më vonë.Sipas faqes online AndroidPolice, projekti i Motorola, me emrin e koduar Shamu, do të jetë në fakt vetë Nexus i ri, i pajisur me një lexues dixhital të shenjave të gishtit si ai i iPhone 5S dhe Galaxy S5. Lançimi pritet të jetë në nëntor, së bashku me sistemin operativ Android L.Përveç sektorit të tabletave, me HTC-në në punimet e Nexus 9 me ekran 5.9 inch, Google po punon në sektorin e “phablet”, pajisjet të cilat janë mes smartfonëve dhe tabletave.Kjo mënyrë është ndërmarrë nga Apple me iPhone 6, e cila pritet të vijë në vjeshtë me dy versione, me ekran 4.7 dhe 5.5 inch kundrejt atij 4 inch të 5S.Sipas thashethemeve, megjithatë, Apple do të ndesh probleme me prodhimin e iPhone me ekranin 5.5 inch, të cilat nuk mund të arrinë në dyqane para vitit 2015./o.b/oranews.tv/Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter