Rama: Vajtuesit e groposën sistemin, Braçe: Palaçot as hapën gjyq ndaj CEZ

Tiranë – Kryeministri Rama dhe kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe, i kanë kthyer një përgjigje nëpërmjet rrjeteve sociale, opozitës për akuzat e saj ndaj marrëveshjes së Qeverisë me kompaninë çeke të energjisë CEZ."PD është kundër marrveshjes me CEZ-in, - shkruan Rama, - dhe fytyrat vajtuese në ekran jane të atyre që e groposën në borxhe sistemin tonë elektroenergjitik."Kurse, Kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erion Braçe ka reaguar më ashpër ndaj pretendimeve të fundit të PD-së dhe deklaratës së sotme të ish-Ministrit të Financave Florian Mimës për marrëveshjen me humbje të Qeverisë me CEZ-in.Braçe ka denoncuar faktin se PD-ja as nuk e ka hedhur në gjyq CEZ-in, kompaninë çeke të energjisë, kështu që është absurd të thuhet se ky gjyq do të fitohej.Braçe ka hedhur në një postim në Fb, irritimin e tij duke përdorur edhe epitete fyese: Këta janë palaço, po fare palaço! Kane një javë që flasin për 3 miliardë dollare që i paskemi falur CEZ-it, 3 miliardë dollarë që do t’i paguajnë shqiptarët.I referohen një avokati, që e zgjodhën këta e që kishin vendosur ta paguanin në përqindje me paratë që do të fitonim, avokat i cili padiskutim që do të rriste paratë që “do të fitonim" për të rritur edhe pretendimin e tij. Po ku do të fitonim? Në cilin gjyq? Shqipëria nuk ka hapur gjyq kundër CEZ-it e ku ta padiste për çdo gjë!Berisha, Basha, Bode, Mima e amnistuan CEZ-in, madje i dhanë avantazhinqë të padiste Shqipërinë! Ky është kulmi! Një pyetje kam për ministrin Mima, - shkruan Braçe. - Përse ti nga 1 prilli e deri ne 15 maj nuk e padite CEZ-in për grabitjet në Shqipëri? E kishe ti për detyrë, përse nuk e padite? – ngulmon Braçe në postimin e tij publik.ar.sh/Oranews.tv[caption id="attachment_340857" align="alignleft" width="595"]12 Mesazh i Kryeministrit në Fb[/caption]Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter