Shqipëria nis 2 oficerë në Sudanin e Jugut si këshilltarë për policinë
Tiranë – Shqipëria do të kontribuojë për ngritjen një policie kombëtare në Sudanin e Jugut, duke dërguar atje dy ekspertë të Policisë së Shtetit për nëj vit. Vendimin e ka marrë sot Këshilli i Ministrave.Dy ekspertët shqiptarë do të shkojnë në misionin paqeruajtës të OKB-së në Sudanin e Jugut me detyrën që të këshillojnë dhe trainojnë punonjësit e Policisë Kombëtare në Sudanin e Jugut, në mënyrë që të zhvillohet një forcë policore kombëtare e pavarur dhe profesionale, në përputhje me normat dhe standardet ndërkombëtare të OKB-së.Të gjitha shpenzimet për këta ekspertë do të paguhen nga OKB-ja ndërsa Policia e Shtetit do t’iu garantojë uniformën, pajisjet dhe materialet e duhura sipas një liste të rekomanduar nga OKB-ja.ar.sh/Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter