Vendimi: Ja cilat kategori invalidësh duhet të përfitojnë banesa sociale
Tiranë – Këshilli i Ministrave ka vendosur sot se katër kategori personash me aftësi të kufizuara do të trajtohen me përparësi nga pushteti lokal për të përfituar strehim. Dhe këto kategori janë:a) Të gjithë personat me mungesë të plotë ose të pjesshme shikimi, të lindur ose të fituar, të cilët, sipas kritereve mjekësore, janë të paaftë për punë në kushte normale;b) paraplegjikët dhe tetraplegjikët, të cilët deklarohen me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë se janë bërë të tillë, pavarësisht nga shkaku dhe mosha;c) personat me aftësi të kufizuar, të cilët deklarohen të paaftë për punë, me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë;ç) personat të cilët janë deklaruar invalidë pune, me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë, që përfitojnë pension invaliditeti dhe shtesë mujore mbi të, sipas statusit të invalidit të punës.Në vendim thuhet se këtyre kategorive u jepet prioritet duke i pikëzuar në formatin tip të sistemit të pikëzimit, i cili miratohet nga këshilli i njësisë së qeverisjes vendore.Mbledhja e Qeverisë sot u drejtua nga Zv.Kryeministri Niko Peleshi.ar.sh/Oranews.tv