Rama: Vaj medet, PD kundër shkuljes së "piramidave në arsim"

Tiranë - Kryeministri Rama ka reaguar me një fjali keqardhëse ndaj opozitës, që ka kundërshtuar mbylljen e disa universiteteve private në vend.Rama e ka konsideruar këtë kundërshti si mospranim për "shkuljen e piramidave në arsim e s'ka si të jetë ndryshe: E shkuara vajton të shkuarën në emër të së shkuarës! Vaj medet për PD-në."Ndaj vendimit të Qeverisë për mbylljen e universiteteve private dhe shtetërore, kreu i PD-së Lulzim Basha tha sot se “Rezultatet e kontrollit ministror që kishte urdhëruar dolën njësoj siç donte sundimtari. Arsimin mori përsipër ta reformonte vetëm një njeri që nuk e duron dot shkollën, siç është kryeministri ynë. Si në kohën e revolucionit kulturor kinez, kanë vënë gomerët para kuajve, më të pa kualifikuarit janë vënë të gjykojnë të kualifikuarit."Po dje, ndaj këtij vendimi ka reaguar edhe ish-Kryeministri Berisha, i cili e konsideroi si shkatërrim të ëndrrës së 11 mijë maturantëve shoqëruar me rritjen 33% të tarifave për arsimim."ar.sh/Oranews.tv[caption id="attachment_340773" align="alignleft" width="595"]Mesazhi i Kryeministrit sot në Fb Mesazhi i Kryeministrit sot në Fb[/caption]Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter