Ishte dënuar 15 vjet për grabitje në Gjermani, shqiptari arrestohet në Itali

Itali- Policia italiane ka vënë sot në pranga një shtetas shqiptar për llogari të drejtësisë gjermane.36-vjeçari, Ferdi Lanaj, u arrestua në Nereto pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për një seri grabitjesh në zonën e Bremenit në Gjermani në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë shqiptarë.Për këto vepra penale ai ishte dënuar me 15 vjet burg nga drejtësia gjermane. Siç raportojnë mediat italiane, Lanaj për të shpëtuar drejtësisë gjermane, ishte vendosur në zonën e Neretos, ku punonte si punëtor krahu në ndërtim.Megjithatë policia italiane arriti të bjerë në gjurmët e tij, duke bërë dhe arrestimin e 36-vjeçarit.Për momentin, Ferdi Lanaj, është vendosur në burgun e Castrognos, në pritje të plotësimit të procedurave nga Gjykata e Apelit në L'Aquila, për ekstradimin drejt Gjermanisë.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter