“Global Peace”: Shqipëria më e sigurtë se vitin e kaluar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Gusht 2014, 08:56
Raporti i “Global Peace” e rendit Shqipërinë në vendin e 65 në rang botëror për sigurinë dhe paqen për vitin 2014 nga 162 vende gjithësej dhe në vendin e 5 në Ballkan.Në këtë raport të “Global Peace” Shqipëria ka fituar 4 vende nga viti i kaluar ku renditej e 69 në rank botëror.Shqipëria renditet një vend me poshtë se Kosova, e cila sipas këtij raporti konsiderohet me siguri më të lartë.Katër vendet me siguri më të lartë në botë sipas këtij raporti janë Islanda, Danimarka, Austria dhe Zelanda e Re.Siri renditet si vendi më i pasigurtë në botë, i pasuar nga Afganistani, Sudani Jugor dhe Iraku.Vendet më të sigurta në rajonin e Ballkanit janë Serbia, Bosnja-Hercegovina dhe Mali i Zi.Ndërsa dy vendet e tjera të Ballkanit Greqia apo Maqedonia konsiderohen si vende më pak të sigurta në rajon.Në listën e 5 vendeve me paqe të përkeqësuar në botë janë Sudani Jugor, Republika e Afrikës Qendrore, Egjipti dhe Ukraina.