Vjedhja e 7.13 mln USD, i ndaluar dhe ish-Drejtori i Thesarit, nuk hartoi rregulloren

Tiranë – Dorian Çollaku, i cili mbajti postin e drejtorit të Thesarit të Bankës së Shqipërisë deri më 31 korrik 2014, (ditën kur dhe u shkarkua )është personi i 10-të i akuzuar si i përfshirë në vjedhjen e 713 milionë lekëve nga Banka e Shqipërisë.Dje prokuroria kishte firmosur urdhërndalimin  ndërsa sot ai i kishte pranuar të vetëdorëzohet.Burime nga Prokuroria bëjnë të ditur se në cilësinë e Drejtorit të Emisionit, Dorian Çollaku bazuar në një vendim të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë të vitit 2012, kishte për detyrë të ndërmerrte nismat për nxjerrjen e akteve nënligjore rregulloreve dhe udhëzimeve përkatëse për funksionimin e Departamentit që drejtonte.Por, ka rezultuar se, që prej 1 Janarit 2013 deri në Mars 2014, ky shtetas nuk ka ndërmarrë asnjë nismë të tillë, duke krijuar në këtë mënyrë mundësi për abuzime.Dhe, kjo gjë ka ndodhur, pasi tashmë është vërtetuar se nga ky Departament janë marrë një shumë e madhe parash, për të cilën është i dyshuar shtetasi A. Bitraj.VetëdorëzimiAshtu siç kishte deklaruar mbrëmjen e 5 gushtit, kur u mësua firmosja e urdhër-ndalimit, sot në orën 09:00 Çollaku është vetëdorëzuar në polici i shoqëruar edhe nga avokati i tij mbrojtës.Policia e Tiranës duke njoftuar ekzekutimin e urdhërit të ndalimit për Dorian Reshit Çollakun, 34 vjec, banues në Tiranë thotë se akuzohet për veprat penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” dhe “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga nenet 135 dhe 248 te Kodit Penal.Çollaku i cili ishte emëruar si drejtor i Thesarit nga Fullani, në vitin 2011 do të merret në pyetje për të zbardhur detaje të reja në lidhje me vjedhjen e 713 milionë lekëve. Për këtë Çollaku ka deklaruar së është i gatshëm për tu hetuar.

 Ramadan Troci D
Pas një bisede telefonike me oficerët e antikrimit ekonomik mbrëmjen e djeshme Çollaku deklaroi se nuk ndodhet në shtëpi, por ishte jashtë Tiranes, me pushime ne Orikum dhe do të vetëdorëzohet sot në polici.Çollaku renditet kështu i dhjeti, në listën e të dyshuarve dhe ndaluarve për grabitjen e 713 milionë lekëve në Bankën e Shqipërisë. Çollaku u shkarkua më 1 gusht 2014, nga Guvernatori i BSH-së dhe ishte i pari zyrtar i Bankës së Shqipërisë që u mor në pyetje nga prokurori i çështjes në lidhje me vjedhjen e 713 milionë lekëve .Vjedhja në BSH u zbulua më 21 korrik, kur Banka kallëzoi dy punonjës të saj, Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia, të cilët u arrestuan nga policia.dorjan collaku(Në foto: Ish-Drejtori i Thesarit, Dorjan Çollaku)Kush janë deri tani në pranga1. Ardian Bitraj-Me detyrë përgjegjës i zyrës së stokut të Thesarit2. Mimoza Bruzia- punonjëse në Departamentin e Emisionit3.Petrit Ramohitaj, me detyre pergjegjes i arkes ne veprim, ne Departamentin e Emisionit ne Banken e Shqiperise,4.Liljana Tusha, me detyre specialiste e arkes ne veprim, prane Deprtamentin e Emisionit ne Banken e Shqiperise,5.Lavdim Cani, me detyre specialist i arkes stok(tranzit) prane Deprtamentin e Emisionit ne Banken e Shqiperise,6.Myzejen Belba, me detyre specialiste e arkes stok(tranzit) prane Deprtamentin e Emisionit ne Banken e Shqiperise,7.Dhimiter Davidi, me detyre vezhgues-operator, prane departamentit ne sigurimit dhe mbrojtjes ne Banken e Shqiperise.8.Klevis Bejtja, nipi i Ardian Bitrajt, jo punonjës i Bankës9.Bashkim Xhilaga, Shef i arkës stok dhe në veprim10. Dorian Çollaku, Drejtor i ThesaritNjoftimi zyrtar i policise per Çollakun Në kuadër të procedimit penal të datës 21.07.2014 të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, të regjistruar për veprat penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” dhe “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga nenet 135 dhe 248 te Kodit Penal, mbi “Vjedhjen në Bankën e Shqipërisë”, sot u realizua ekzekutimi i urdherit të ndalimit të shtetasit Dorian Reshit Çollaku, 34 vjec, banues në Tiranë, për veprat penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” dhe “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga nenet 135 dhe 248 te Kodit Penal.Materiale proceduriale ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” dhe “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga nenet 135 dhe 248 te Kodit PenalVeprimet e të arrestuarve  Disa nga te arrestuarit kishin për detyrë të rakordonin kartëmonedhat që hynin e dilnin nëpërmjet sporteleve përkatëse, një veprim që nuk është bërë. Prokuroria i akuzon se kanë shkelur manualet përkatëse të Departamentit të Emisionit, të cilat rregullojnë punën e personelit të Bankës e të Sigurisë. Hetuesit kanë vezhguar kamerat e sigurisë së bankës, ku kanë konstatuar edhe mungesën e korrektesës në institucion.Dhimitër Davidhi duhej të mbikëqyrte kamerat e të raportonte çdo anomali. Rezulton se ai i ka parë veprimet e Ardian Bitraj, qe mbush thasë plastikë me kartmonedha, lëvizte nga sektori per ne tualet ku edhe i fshihte parate në trup.Për të gjitha veprimet e Bitrajt, Davidi nuk kishte raportuar asnjëherë një fakt që e implikon këtë person në vjedhje.Dy specialistët e arkës në veprim, Petrit Ramohitaj dhe Liljana Tusha kishin detyrë të rakordonin çdo ditë gjendjen e sportelit, por ata nuk i kanë ndjekur këto procedura për një kohë të gjatë.Punonjësit e arkës stok, Lavdim Cani dhe Myzejen Belba, kishin detyrë të ndjekin lëvizjet e vlerave monetare që lëvizin nga sportelet te magazinat, si edhe të mbanin nga një çelës për arkën stok e në fund të ditës ta dorëzonin në kasafortë.Por këto veprime nuk janë respektuar,  ndërkohë që të tre çelësat janë mbajtur nga Ardian Bitraj, i cili arriti të vidhte 713 milionë lekë.Nga deponimet e Bitrjat i vetmi person që kishte dijeni për grabitjen ishte nipi i tij, Klevis Bejtaj, i cili në çdo rast të vjedhjes se parave e priste jashtë, institucionit ku punonte, në një makinë. Aty Bitraj nxirrte paratë e vjedhura në bankë dhe shpesh kthehej përsëri në qendrën e Emisionit për të vazhduar normalisht punën. Klevis Bejtaj u arrestua nga policia se bashku me punonjësit e tjerë të bankës.ar.sh/Oranews.tv