Po kërkon unazë fejese për Katy Perry
Dy këngëtarët, Katy Perry dhe John Mayer, nisën lidhjen e tyre vitin e kaluar dhe shumica kanë menduar se kjo nuk do të zgjasë, pasi dihet reputacioni i tij si shumë “i dhënë pas femrave” dhe divorcit të saj nga Russell Brand.Ata tashmë kanë dalë publikisht në lidhje me romancën e tyre dhe kanë kaluar Krishtlindjet sëbashku .John, u ka thënë miqëve të tij se më në fund ka gjetur femrën e duhur."John, është shumë serioz në lidhje me Katy-n, kjo është shumë e sigurt. Ai asnjëherë nuk ka menduar se mund të rehatohet me dikë, por ajo e ka ndryshuar shumë. Ata kanë të njëjtin sens të humorit, e duan muzikën e njëjtë dhe u pëlqen të udhëtojnë së bashku. Dhe sigurisht, ajo është e bukur. Ai gjatë kohës së Krishtlindjeve ka kërkuar unazën e duhur dhe ka bërë disa porosi që ajo të jetë perfekte", tha një burim i afërt me këngëtarin.Problem për çiftin ka dalë edhe çështja e banimit, pasi Katy jeton në Los Angeles e John në New York. Por thuhet se John ka vendosur të shpërngulet tek e dashura.Ai më parë ka qenë i lidhur me aktoret seksi, Jennifer Aniston dhe Jessica Simpson dhe këngëtaren Taylor Swift.