Shkodër, vizita e Papës paraprihet nga "Ditët e Mjedës", rindërtohet shtëpia e poetit

Shkodër - 77 vjetori i vdekjes së poetit të njohur, Ndre Mjeda, është përkujtuar në një aktivitet të veçantë me pjesëmarrjen e të gjitha trevave shqiptare.Organizatorët, Ministria e Kulturës, komuna Bushat e kanë kthyer në një takim mbarëkombëtar folklorik me pjesëmarrjen e grupeve nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi. Por ndryshe nga vitet e tjera, "Ditët e Mjedës" e gjejnë këtë vit këtë qendër muzeore edhe me rikonstruksionin e plotë të shtëpisë së poetit të madh Ndre Mjeda.“Qëndra Muzeore “Ndre Mjeda” sëbashku me Qëndrën e Studimeve Albanologjike dhe komunën Bushat, - tha Zef Hila, - duke organizuar edicionet “Ditët e Mjedës” prej katër vjetësh, shpalosin vlera të plota kulturore kombëtare, për të cilat punoi prej 30 vjetësh në këtë qëndër vetë poeti Ndre Mjeda.”Ndërsa Zv.Ministri i Kulturës, Zef Çuni tha se “ky aktivitet është prelud i shumë aktiviteteve kulturore që do të zhvillohen gjatë muajit shtator, deri në ardhjen e Papës.”Kompleksi në fshatin Kukel përbëhet nga dy objekte të lidhur me njeri-tjetrin, kisha dhe qela. Të dy objektet janë projektuar dhe realizuar nga Dom Ndre Mjeda, i cili ka qëndruar dhe shërbyer aty për një periudhe 30-vjeçare , nga viti 1906 - 1937.Shtëpia e ndërtuar në vitin 1906 paraqet një ndërtim dykatësh të stilit neoklasik. Gjatë viteve 1962-1979 dhe 1982-1991 ka patur funksionin e një shtëpie muze, kushtuar poetit Ndre Mjeda dhe pajisur me objekte të ndryshme të vetë klerikut.Në shkurt të vitit 2012, MTKRS e shpalli kompleksin monument kulture.Ndërkohë që sot, falë kontributit të komunës Bushat dhe RDP-së, shtëpia e Mjedës tashmë ka një tjetër pamje.ar.sh/Oranews.tvndre mjedandre mjedandre mjedandre mjedandre mjeda