Basha: Qeveri pa vlera e parime, vodhi ditën me diell 3 miliardë USD me CEZ
Tiranë – Kryetari i PD-së Lulzim Basha e ridenoncuar marrëveshjen e Qeverisë shqiptare me CEZ-in duke e vlerësuar si një vjedhje "ditën për diell" të 3 miliardë dollarëve pasuri të shqiptarëve dhe duke theksuar se “dyshja Rama –Meta, nuk kanë tjetër parim apo vlerë përveç promovimit të krimit.”Ndërsa ka votuar në Kuvendin zgjedhor të degëve të PD-së nr. 4, 8 dhe 9 në kryeqytet. Ndërsa ka vendosur votën e lirë në themel të organizimit dhe karrierës në PD, z.Basha tha se “në këtë parti, liria e fjalës, liria e mendimit, liria e vendosjes me votë u sanksionua që në ditët e saj të para. Unë jam i vendosur dhe po e faktoj dita – ditës bashkë me ju, se këtë parti do ta bëjmë më të madhe, më të fuqishme, më të dashur dhe më të besueshme, duke e konsoliduar edhe më shumë lirinë e vendimmarrjes nga sovrani në PD.”ar.sh/Oranews.tv