Fier, në gjyq ish-drejtorja dhe 4 ish-zyrtarë të Arsimit, punësuan mësues pa pagesë

Fier-Ish-drejtorja Miranda Bullati dhe katër ish- punonjës të Drejtorisë Rajonale Arsimore të Fierit janë akuzuar për shpërdorim detyre nga Prokuroria e këtij rrethi, e cila ka dërguar për gjykim, dosjet e tyre.Burimet zyrtare të Prokurorisë së Rrethit njoftuan se të pestë kanë regjistruar në lista pagesa, me kontrata të rregullta, një numër të madh mësuesish dhe nuk i kanë paguar ata.Mësuesit ekzistojnë në listë pagesa, por duket se Drejtoria Arsimore nuk ka pasur mundësi financiare t’i paguajë ata, përderisa rezulton se numri i të punësuarve është shumë më i madh se ai i përcaktuar nga Ministria e Arsimit dhe natyrisht, pagesa e tyre e tejkalonte fondin e pagave.Kësisoj, të pandehur janë:1. Miranda Bullati, ish-Drejtore e Drejtorisë Arsimore Fier2. Ylli Malaj,ish-shef kuadri3. Tatjana Ferko, ish-specialiste4. Suzana Nazëraj, ish-specialiste5. Eliza Nako, ish-specialisteLidhur me kallëzimin penal ndaj 5 ish-zyrtarëve të Drejtorisë Arsimore  ka folur edhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla.“Prokuroria e Fierit ka dërguar kërkesën për gjykim ndaj 5 ish-zyrtarëve të Drejtorisë Arsimore të këtij qarku. Ky rast rikonfirmon edhe njëherë konstatimet e MAS se ish-drejtuesja e mëparshme e DAR Fier, së bashku me disa prej vartësve të saj kanë abuzuar dhe shkelur ligjin duke shpërdoruar detyrën e duke shkaktuar një dëm ekonomik dhe moral ndaj mësuesve, prindërve dhe nxënësve të qarkut Fier” u shpreh ajo.Nuk është rasti i parë ky kur zbulohen abuzime në Drejtorinë Rajonale Arsimore të Fierit. Në 13 maj të këtij viti, Policia e Fierit ka vënë në pranga 3 zyrtarë të Drejtorisë Arsimore Rajonale, të akuzuar për “korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “fallsifikim të dokumentave shkollorë”. Përkatësisht: tre specialistë të kurrikules: V. Mitro, M. Emiri dhe M.Durmishaj.ar.sh/Oranews.tv