Valbona së shpejti me rrugë të re, lugina e famshme do bëhet më e prekshme për turistët

Kukës - Pas më shumë se dy vitesh ndërprerje, ka nisur të ndërtohet pjesa e papërfunduar e rrugës Bajram Curri-Valbonë, aks i nisur që në vitin 2007 por e lënë në mes për mungesë fondesh.Me një investim të akorduar nga qeveria shqiptare, 11 kilometrat e papërfunduar të kësaj rruge kanë nisur të ndërtuar. Prefekti Safet Gjici theksoi gjatë inspektimit se kjo rrugë do t'i japë frymëmarrje Luginës së Valbonës.Nëse vijohet me këtë intensitet, kjo rrugë mund të përfundojë në një kohë relativisht të shkurtër, çka për drejtuesit vendor të komunës Margegaj, do ishte një shtysë e fortë për rritjen e numrit të turistëve dhe rrjedhimisht, zhvillimit të zonës.Banorë dhe turistë thonë se ndërtimi i kësaj rruge do të ishte një shtysë e madhe për eksplorimin e kësaj perle turistike.Shfrytëzimi i resurseve turistike për zhvillimin e zonës është një prioritet për të cilin punohet jo vetëm nga institucionet vendore të Kukësit, Hasit e Tropojës, por edhe ato qëndrore.Këtë vit në Luginën e Valbonës pritet që të ketë më shumë se 35 mijë turistë, 10 mijë më shumë se vitin  kaluar./nzh/oranews online/Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter