Martohet Bihter tek "Dashuri e ndaluar"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Gusht 2014, 07:14
"Bihter", aktorja turke e bërë e njohur në Shqipëri me rolin e saj në serialin "Dashuri e ndaluar", është martuar në Los Anxhelos të SHBA-së. Beren Saat këtë fundjavë kurorëzoi martesën e saj me këngëtarin turk Kenan Dogulu në një ceremoni private. Në foto duken Kenan Dogulu ishte veshur me një kostum blu ndërsa aktorja me kapelen në kokë duket shumë joshëse. Zyra e shtypit e çiftit ka bërë publike vetëm disa foto të kësaj ceremonie private.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter