Përmet, dy hajdutët e fabrikës kapen duke shitur elektromotorrët për skrap
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Gusht 2014, 08:59
Përmet – Dy hajdutë të fabrikës dhe mbledhës të skrapit kapen nga policia në momentin që po shisnin për skrap, tre elektromotorrë të vjedhur nga një fabrikë.Policia e Përmetit ka konstatuar dy ditë më parë, thyerjen me dhunë të fabrikës së përpunimit të plastikës dhe vjedhjen e tre elektromotorrëve që e përpunonin.Pas provave të mbledhura dhe hetimit, policia arriti të zbulojë dy hajdutët, 23-25 vjeçarë, Eris Aliko dhe Arif Qerimaj pikërisht në momentin që po i shisnin elektromotorët.ar.sh/Oranews.tv