Vjedhja e Thesarit, 7 të ndaluarit i bashkohen Bitrajt në burg: S'kishim rregullore
Tiranë – Gjashtë kolegët e punës dhe nipi i tij i janë bashkuar Ardian Bitrajt në qeli, duke e çuar në 9 numrin e të arrestuarve për vjedhjen e 713 milionë lekëve në Bankën e Shqipërisë.Sot Nga Gjykata e Tiranës ku u njohën me masën e sigurisë 6 punonjësit e Bankës së Shqipërisë janë mbrojtur në bllok, duke argumentuar se nuk ka një rregullore të brendshme të cilën duhet ta ndjekin.Në fund gjykatësi Arben Mullai ka vendosur t’i lërë në burg 6 punonjësit e Drejtorisë së Emisionit nën akuzën “e shpërdorimit të detyrës” dhe djalin e motrës së Ardian Bitraj, Klevis Bejtja në akuzën e moskallzimit të krimit.Ish-punonjësit e bankës qëndrore u njohën me akuzat ndaj tyre njeri pas tjetrit në seancë maratonë prej me shume se 4 orësh.I pari që doli para togave të zeza ishte Lavdërim Cani specialist i arkës stok.Petrit Ramohitaj ishte përgjegjës i arkës në veprim, Liljana Tusha, specialiste e arkës në veprim, Myzejen Belba, specialiste e arkës stok, Dhimitër Davidi, me detyrë vëzhgues-operator dhe Bashkim Xhilaga shefi i dy arkave në Qendrën e Emisionit.Avokatja e Dhimitër Davidhit,vëzhguesit të kamerave: Neglizhoi situatënAvokatja Vjollca Pustina, e cila ka marrë nën mbrojtje Dhimitër Davidhin, vëzhguesin-operator të kamerave të sigurisë, deklaroi pas seancës se klienti i saj e ka neglizhuar detyrën, nisur edhe nga kamuflimi i të akuzuarit kryesor."Unë mbroja njërin nga të arrestuarit, Dhimitër Davidhin, person me urdhër ndalimi nga organi i akuzës,- tha Pustina. - Unë si mbrojtëse shpreha pretendimet e mia në caktimin e masës së sigurimit. Faktikisht ai ka qënë punonjës banke, por për një neglizhencë të tij, që nuk e ka vlerësuar si duhet situatën, është këtu për masë sigurimi. Mendoj se nuk ka dijeni, për shkak edhe të kamuflimit që ka pasur autori direkt i kësaj ngjarjeje."E pyetur për masën e kërkuar nga prokurori, Pustina tha se se "organi i akuzës kërkoi masë sigurimi arrest me burg. Gjykata është e pavarur në gjykimin e masave. Kam besim tek drejtësia. Klienti ka shprehur ato që ka ditur, sepse është marrë në pyetje. Nëse ka pasur dijeni kjo i mbetet fazës së hetimeve paraprake. Po mendoj që do të ketë qënë një neglizhencë e detyrës së tij. Nëse gjykata do të vendosë të njejtën masë, ka dhe shkallë më të larta gjykimi për ta ankimuar," - theksoi ajo.Veprimet e të arrestuarve Disa nga te arrestuarit kishin për detyrë të rakordonin kartëmonedhat që hynin e dilnin nëpërmjet sporteleve përkatëse, një veprim që nuk është bërë. Prokuroria i akuzon se kanë shkelur manualet përkatëse të Departamentit të Emisionit, të cilat rregullojnë punën e personelit të Bankës e të Sigurisë. Hetuesit kanë vezhguar kamerat e sigurisë së bankës, ku kanë konstatuar edhe mungesën e korrektesës në institucion.Dhimitër Davidhi duhej të mbikëqyrte kamerat e të raportonte çdo anomali. Rezulton se ai i ka parë veprimet e Ardian Bitraj, qe mbush thasë plastikë me kartmonedha, lëvizte nga sektori per ne tualet ku edhe i fshihte parate në trup.Për të gjitha veprimet e Bitrajt, Davidi nuk kishte raportuar asnjëherë një fakt që e implikon këtë person në vjedhje.Dy specialistët e arkës në veprim, Petrit Ramohitaj dhe Liljana Tusha kishin detyrë të rakordonin çdo ditë gjendjen e sportelit, por ata nuk i kanë ndjekur këto procedura për një kohë të gjatë.Punonjësit e arkës stok, Lavdim Cani dhe Myzejen Belba, kishin detyrë të ndjekin lëvizjet e vlerave monetare që lëvizin nga sportelet te magazinat, si edhe të mbanin nga një çelës për arkën stok e në fund të ditës ta dorëzonin në kasafortë.Por këto veprime nuk janë respektuar, ndërkohë që të tre çelësat janë mbajtur nga Ardian Bitraj, i cili arriti të vidhte 713 milionë lekë.Nga deponimet e Bitrjat i vetmi person që kishte dijeni për grabitjen ishte nipi i tij, Klevis Bejtaj, i cili në çdo rast të vjedhjes se parave e priste jashtë, institucionit ku punonte, në një makinë. Aty Bitraj nxirrte paratë e vjedhura në bankë dhe shpesh kthehej përsëri në qendrën e Emisionit për të vazhduar normalisht punën. Klevis Bejtaj u arrestua nga policia se bashku me punonjësit e tjerë të bankës.Hetimet nisën më 21 korrik kur Banka e Shqipërisë kallëzoi dy punonjësit e saj, tashmë edhe ata të arrestuar Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia. Fillimisht shuma e vjedhur u tha se ishte 600 milionë lekë por pas inventarizimit, zyrtarisht BSH më 29 korrik deklaroi se mungonin 713 milionë lekë ose 7.13 mln dollare.ar.sh/Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv nw Facebook dhe në Twitter