SHBA, shqiptari hiqet si agjent i FBI-së, rrezikon 3 vjet burg
Melsore- Një shqiptar me banim në Melrose, Massachusett të SHBA-së është hequr si agjent i FBI-së, madje u gjatë bisedave deklaronte se ka qenë duke patrulluar në Maratonën e Bostonit në 2014.Gjergji Pelushi (mediat amerikane e shkruajnë Gjerji Pelushi) dje është deklaruar fajtor nga një gjykatë federale dhe rrezikon deri në 3 vjet burg.Prokurorët deklarojnë se Pelushi duke u shtirë si agjent i FBI-së i ka kërkuar dy shqiptarëve mijëra dollarë duke i premtuar se do i ndihmonte tu siguronte një vend punë ose të fitonin një gjyq.Pelushi, sipas prokurorit Carmen Ortiz i ka thënë shqiptarëve se ishte agjent i CIA ose i FBI-së. Madje në një bisedë tjetër ai mësohet se ka thënë se kishte qenë duke patrulluar në Maratonën e Bostonit që u mbajt këtë vit dhe se “Drejtori i kishte thënë se nëse urdhëronin dikë të ndalonte, dhe ai bënte të merrte çantën atëherë duhej ta qëllonin”, shkruan wcvb.com.Madje shqiptarët i kishte shfrytëzuar për të ruajtur një shtetas nga Massachusett, si dhe një xhami lokale.