Familja e shqiptarëve të vrarë apel OKB: Bëni presion Serbisë

Të afërm të tre vëllezërve Bytyqi, të vrarë nga forcat serbe pasi luftuan për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës i kërkojnë OKB-së t’i bëjë presion Beogradit të plotësojë detyrimet e saj ndërkombëtare për të hetuar dhe ndëshkuar përgjegjësit e zhdukjes dhe vrasjes së 3 vëllezërve Ylli, Mehmet, dhe Agron Bytyqi më 9 korrik 1999.Avokatët e tyre kanë hartuar ankesën drejtuar OKB-së ku thuhet se ka mjaft prova hetimore që fajësojnë si Vlastimir Đorđević dhe Goran Radosavljević për përgjegjësitë personale dhe përfshirjen në këto krimeve. Evidencat janë të mjaftueshme për një hetim të plotë të përfshirjes së tyre të drejtëpërdrejtë” thuhet në shkresën që e kanë dërguar më 30 korrik 2014 në Zvicër."Për 15 vjet rresht, kryeministri Vuçiç, zëvendëskryeministri Ivica Daçiç dhe pararendësit e tyre personalisht më kanë premtuar mua dhe familjes time se do ta zgjidhnin rastin. Megjithatë, Goran Radosavleviç mbetet i lirë dhe i mbrojtur nga përgjegjësia, ndërsa familja ime mbetet në gjendje të zisë së pafund. Nuk kemi drejtësi”, ka thënë Fatos Bytyqi.Ata thonë se OKB duhet t'i kërkojë qeveria serbe të adresojnë çështjet që kanë penguar hetimin dhe ndjekjen penale të zyrtarëve të nivelit të lartë të përfshirë në këtë cështje, përfshi dhe Goran Radosavljević. (i njohur si ‘Guri’, ish komandant i njësisë speciale të policisë dhe i qendrës së trajnimeve të Petrovo Sellos) ose njerëzit rreth tij: thaSilvia Palomba përfaqësuese e këshillimit ligjor Destinacioni Drejtësi, e cila paraqiti ankesën në OKBSi u vrane 3 vëllezëritVëllezërit Bytyqi, qytetarë amerikanë me origjinë shqiptare shkuan në Kosovë në 1999 dhe iu bashkuan Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e quajtur Brigadat e Atlantikut e cila ishte aktive gjatë konfliktit me forcat e Beogradit në 1999. Pjesë e kësaj Brigade ishin kryesisht shqiptarë nga SHBA.Pas marrëveshjes së paqes së korrikut 1999 e cila i dha fund luftës së Kosovës, vëllezërit duhej të përcillin disa fqinj romë në Serbi. Ata humbën rrugën dhe përgjatë një vije të pashënuar kufitare afër Merdarës, u arrestuan nga policia serbe për hyrje të paligjshme.Pas kryerjes së dënimeve u arrestuan sërish, u dërguan në qendrën e trajnimit të policisë në Petrovo Sello dhe u mbajtën në një depo aty.Gjatë mbrëmjes së 9 korrikut 1999, ata u lidhën me tela nga sulmues të panjohur dhe u dërguan me makinë deri tek një gropë për hedhjen e mbeturinave, ku u ekzekutuan me të shtëna në pjesën e prapme të qafës.Mbetjet e tyre u zhvarrosën në qershor të vitit 2001 nga një varrezë masive në fshatin e Petrovos.Prokuroria serbe për krime të luftës ka akuzuar dy policë, Sreten Popoviqin dhe Millosh Stojanoviqin, për gjoja transportimin e vëllezërve nga Prokupla deri në Petrovo Sello. Në vitin 2012, që të dy këta meshkuj u liruan.Gjatë gjykimit, Stojanoviç dhe Popoviç pohuan se ata kishin marrë urdhër t’i dërgojnë vëllezërit nga Petrovo Sello nga Vllastimir Gjorgjeviçi, i cili atë kohë ishte ndihmës i ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë.Askush s' eshte i denuar Hetimi fillestar për vrasjen e vëllezërve u përqendrua në tre njerëz: Gjorgjeviçin, Vllajko Stojilkoviçin, një ish-ministër i punëve të brendshme i cili vrau vetën në vitin 2002 dhe Goran Radosavleviçin. Radosavleviç tani është në pension, por mbetet aktiv në politikë si anëtar i bordit ekzekutiv të Partisë Progresive e cila udhëheq në Serbi. Ai është marrë në pyetje në lidhje me vdekjet e vëllezërve Bytyqi, por një akuzë ndaj tij nuk është ngritur.Serbisë i është bërë presion disa herë nga SHBA-ja që të gjejë autorët e krimit, më rishtazi në prill të vitit të kaluar nga Komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së për Punë të Jashtm( Një pjesë e shkrimit, historia e vrasjes së tre vëllezërve dhe hetimet është marrë nga BIRN)Ora News.tv