Sondazhi në Ora News: 74% e votuesve e quajtën reformë elektorale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Korrik 2014, 20:05
Për 74% të votuesve të sondazhit të RTV Ora News, ndarja e re territoriale ka qëllim elektoral, sesa atë të një administrimi më të mirë të njësive vendore. Në bazë të votimit elektronik në faqen online oranews.tv, ndarja me 61 njësi vendore është cilësuar reformë elektorale nga 74% e votuesve me 1269 vota.Ndërsa 26 % e votuesve e kanë cilësuar si reformë territoriale, e barasvlefshme me 441 vota.Votimi elektronik i nisur prej orës 18:00 të datës 29 korrik e deri në momentin e votimit të pr/ligjit për ndarjen e re territoriale në Parlament (31 korrik 2014) përfshiu në total plot 1.710 votues.[poll id="26"]Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter