Dibër, opozita protestë kundër reformës territoriale
Dibër- Opozita shqiptare në Qarkun e Dibrës ka kundërshtuar Reformën Territoriale në një tubim të organizuar në komunën e Maqellarës në rrethrrotullimin e doganës së Bllatës.Qindra banorë të fshatrave të komunave Maqellarë , Kastriot e bnashkisë Peshkopi kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për ndarjen territoriale në këtë Qark, duke thënë që parlamentarët shqiptarë duhet të mos nxitohen por të marrin më parë mendimin e banorëve.“Këtu është mbledhur komuniteti i Maqellarës dhe komuniteti i komunave dhe bashkisë Peshkopi për të shprehur vullnetin e tyre kundër reformës territoriale. Nëse do të shkrihet komuna e Maqellarës do të thotë që këta njerëz do të kenë më pak shërbime dhe më tepër shpenzime. Për të marrë një vërtetim apo document tjetër detyrohen të shkojnë në Peshkopi”, tha kryekomunari i Maqellarës Bardhyl Agolli.“ Ne kemi përcjellë mendimin tonë për këtë hartë territoriale shqiptare që ka bërë qeveria sepse kjo hartë nuk i shërben interesave të komunitetit. Ai i shërben një klani të caktuar politik”, tha kreu i bashksië Peshkopi Ilir KlosiKjo protestë vjen në valën e shumë protestave të tjera që janë zhvilluar kundër ndarjes së re territoriale administrative.