Piktori Polovina çel ekspozitën në Berat, mbizotërojnë peisazhet me bukuri shqiptare
Berat- Piktori beratas Agron Polovina ka çelur ekspozitën e tij e cila përbëhet nga peisiazhe natyreore, frymësuar nga bukuritë e natyrës shqiptare.Me veprat e krijuara vetëm gjatë këtyre muajëve të fundit i frymëzuar nga peisazhi i bukur shqiptar, piktori Povolina ka realizuar një cikël peisazhesh, të cilat i ka prezantuar ditën e sotme për miqtë e pikturës në qytetin e tij. Të ardhur posaçërisht për ekspozitën e mikut dhe kolegut të tyre piktorët e njohur, Pashk Pervathi, Edmond Kojani dhe Ilmi Bami, u shprehën rreth vlerave artistike të veprave të krijuara nga Polovina.Ekspozita e Polovinës ka mbledhur miqë të artit, pushtetarë lokalë si dhe miq të të vetë piktorit të ardhur nga qytete të tjera të vendit.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter