Fier, banorët e Cakranit kundër reformës, paralajmërojnë përshkallëzim të protestave

Fier- Banorët e komunës Cakran protestuan kundër vendimit për shpërbërjen e Komunës si njësi vendore në sajë të reformës territoriale.Të gjithë protestuesit njëzëri dhe me pankarta në duar  kërkuan që Cakrani mos të shpërbëhet për faktin se ka dhënë një kontribut të rendësishëm në formimin e shtetit shqiptar.Banorët e Cakranit përpara godinës së Komunës bllokuan për disa minuta rrugën ndërsa theksojnë se nëse zeri i tyre nuk do të dëgjohet do të vijojnë me përshkallezim të protestës.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter