Mbyllet ekspozita e armëve të Skënderbeut
Pas 45 ditësh qëndrimi në Muzeun Historik Kombëtar, ekspozita me armët e Skenderbeut, mbyllet për t'u rikthyer në Muzeun e Historisë së Artit në Vjenë.Dy shpatat (njëra prej të cilave ceremoniale), përkrenaria , një pikturë në vaj, gravura e përmasave të mëdha e kodeksit me të dhënat e jetës së Skendërbeut, u vizituan nga rreth 1 700 000 vizitorë.Numër më të madh vizitorësh, sipas bilancit të vizitueshmëisë, ka patur në datat 26-30 nëntor, ku vetëm në datën 28 janë shënuar 400 000 vizitorë.Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Luan Malltezi, shprehu njëkohësisht falenderimet për bashkëpunëtorët që ndikuan në mbarëvajtjen e kësaj ekspozite.Mbështetësve të kësaj veprimtarie Malltezi ju dorëzoi një dëshmi mirënjohje, të cilët sipas tij dhanë një kontribut të veçantë në 100 vjetorin e pavarësisë për të gjithë shqiptarët.