Vlorë, persona të armatosur grabisin kazinonë, kapet një nga autorët
Vlorë-Rreth orës 21:30 në zonën e Skelës dy persona të armatosur u futen dhe grabiten një kazino në zonë poshtë një pallati 10 katësh. Ngjarja ndodhi ne pikun e xhiros së qytetarëve ku zona ishte tejet e populluar me kalimtare.Pasi ndodhi grabitja rastësi në ngjarje ishte një polic i kufirit i cili e neutralizoi grabitesin duke e qëlluar me grushte, grabitësi tentoi të rimerrte armën e rënë përtokë dhe të qëllonte kundrejt policit por që arma tip kallashnikov pa bisht nuk arriti të shkrehte plumbat.Polici e mbajti të neutralizuar dhe të bllokuar të riun identiteti të cili për arsye hetimi nuk bëhet i ditur u shoqerua më pas në komisarjat, ndërsa personi i dytë arriti ti shpëtonte policisë.Janë ende të paqarta rrethanat nëse ishte grabitje apo tentativë pasi policia është e rezervuar ndërsa personi i dyte është identifikuar nga kamerat e kazinos dhe te lokaleve përreth. Ndërkohë policia po punon per kapjen e grabitesit te dyte.Dëshmitare tregojnë se nëse arma kallashnikov do të qëllonte dëmet në njerez mund te ishin fatale. Forcat e policisë kanë shoqëruar nën cilësinë e dëshmitarit disa kalimtar apo persona qe mund te kenë dijeni mbi këtë grabitje kazinoje por që doli me sukses falë ndërhyrjes së policit të kufirit i ndodhur rastesisht në zone ku më pas ndërhynë edhe policë civilë pasi kjo zonë është tejet e monitoruar nga policë me dhe pa uniforme.