Reforma Territoriale, KVV: Partitë kanë mundësinë ta miratojnë më konsensus

Kualicioni i Vëzhguesëve Vendorë kërkon nga aktorët politik kompromis dhe bashkëpunim për një qeverisje vendore të re, funksionale dhe përfaqësuese, duke e vënë theksin te reforma territoriale.Në një deklaratë dërguar mediave KVV kërkon nga aktorët politik, kryesisht nga qeveria që të përqëndrohet në 3 çështje kryesore. Në reformën territoriale, në reformën zgjedhore, që sipas tyre është e domosdoshme, në garantimin e votës së emigrantëve dhe pastrimin e listave të dubluara të zgjedhësve.KVV kërkon nga forcat politike që edhe pse janë pak ditë në dispozicion, kanë mundësinë që të miratojnë më konsensus reformën administrativo territoriale dhe më pas të reformave të tjera të rëndësishme, siç janë ajo zgjedhore dhe ajo e decentralizimit.“Koalicioni shpreh bindjen se megjithëse me pak kohë në dispozicion, partitë kryesore politike kanë të gjitha mundësitë për të treguar maturinë dhe pjekurinë e tyre për një miratim me konsensus të reformës administrativo-territoriale dhe më pas edhe të reformave të tjerave të nevojshme për bërjen sa më efikase të saj, siç janë ajo zgjedhore dhe ajo e decentralizimit, të cilat duhet të fillojnë menjëherë në shtator me nisjen e sesionit të tretë të kësaj legjislature”, thuhet në njoftimin e KVV.KVV shprehet se përpara mazhorancës paraqiten për tu ndërmarrë disa reforma shumë të rëndësishme, të cilat para së gjithash duhet të sigurojnë qëndrueshmëri, efikasitet dhe zbatimin më të mirë të standardeve ndërkombëtare zgjedhore. Sipas tyre këto reforma duhen miratuar përpara zgjedhjeve lokale të qershorit 2015.Reforma zgjedhore domosdoshmëri për t’u ndërmarrë“Koalicioni në vazhdimësi edhe të qëndrimeve të mëparshme, risjell në vëmendje domosdoshmërinë e ndërmarrjes sa më parë të Reformës Zgjedhore, jo vetëm për të adresuar rekomandimet e OSBE/ODIHR, të vëzhguesve vendas apo edhe të aktorëve të tjerë, por edhe si një domosdoshmëri për rregullimin e një përfaqësimi sa më të mirë të shtetasve në organet e qeverisjes së njësive të reja vendore, si dhe rritjes së efektshmërisë së tyre në dobi të qytetarëve.Ndarja e re administrativo-territoriale që pritet të miratohet, parashikon zvogëlimin rreth gjashtë herë të numrit të njësive vendore. Çka do të thotë njësi gjeografike më të mëdha për t’u administruar, popullsi më të mëdha për t’u qeverisur, por, nga ana tjetër, edhe rritje e distancës së përfaqësimit të drejtëpërdrejtë të këshilltarëve të NJQV-ve nga shtetasit votues.”KVV: Qeveria të sigurojë votimin e emigrantëve KVV jep edhe një rekomandim për qeverinë. Sipas tyre qeveria duhet të mbajë premtimin e një viti më parë për të siguruar votën e emigrantëve.“Në frymën e respektimit të standardeve demokratike dhe të funksionalitetit sa më të mirë të këtyre njësive, Koalicioni sjell në vëmendje nevojshmërinë e rishikimit të mekanizmit aktual të kodit zgjedhor për mënyrën e zgjedhjes së organeve të pushtetit lokal, konkretisht të zgjedhjes së tyre në mënyrë nominale (me lista të hapura), të drejtëpërdrejtë dhe nga të gjithë shtetasit e regjistruar si banorë të këtyre njësive.Në këtë linjë, Koalicioni nxit mazhorancën dhe Qeverinë që, në përputhje edhe me premtimet elektorale të para një viti, të përkushtohet për të siguruar votimin e emigrantëve në vendet ku ata jetojnë, jo vetëm për zgjedhjet parlamentare, por edhe për ato lokale të vitit të ardhshëm.”KVV: Ministria e Mbrendshme të pastrojë listat e zgjedhëzve nga dublimetPo ashtu duke u ndalur në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshme KVV kërkon nga Ministria e Brendshme që të pastrojnë listat e zgjedhëzve prej dublimeve dhe të saktësojë adresat."Gjithashtu, Koalicioni sjell në vëmendje të Qeverisë e në veçanti të Ministrisë së Brendshme, që nisur edhe nga koha e pakët në dispozicion, të përkushtojnë energjitë e tyre maksimale, që në transparencë të plotë me publikun dhe aktorët e interesuar, të punojnë fort dhe të ndërmarrin sa më parë hapa efikasë për të bërë të mundur pastrimin e Listës së Zgjedhësve prej rekordeve të dyshura si të dubluara, si dhe të saktësojnë adresat e rreth 350.000 zgjedhësve që rezultojnë pa adresë të saktë, në bazë të raporteve të auditëve teknicienë përgjatë procesit zgjedhor të kaluar." Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter