Bari, arrestohet 61-vjeçari shqiptar, ja si e fshehu drogën në sarbator, VIDEO
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Korrik 2014, 17:22
Bari-Guardia Di Finanza ka vënë në pranga një 61 vjeçar shqiptar i cili u kap me 20 kilogramë marijuanë.Droga ishte e fshehur në një makinë tip Volksëagen Sharon e cila zbarkoi nga një traget që vinte nga Mali i Zi.Droga ishte e ndarë në 21 kanaçe metalike të cilat ishin futur në sarbatorin e makinës dhe ishin të papërshkrueshme nga uji.Sipas Guardia di Finanza së bashku me 61-vjeçarin shqiptar udhëtonin edhe një çift shqiptarësh, por që nuk kishin dijeni për drogën.Zbulimi i drogës u bë gjatë kontrollit të kryer nga Guardia Di Finanza në bashkëpunim me zyrtarë të agjencisë doganorë në Bari.Bari është shndërruar në një pikë kryesore e trafikimit të lëndëve narkotike, ku vetëm në 7 mujat e fundit janë sekuestruar mbi tre ton kanabis.