BE shton sanksionet ndaj Rusisë, përfshi edhe biznesmenë të afërt me Putin
Bashkimi Evropian është pajtuar që të shtojë sanksionet ndaj tetë individëve, përfshirë edhe biznismenë të afërt me presidentin rus, Vladimir Putin dhe katër entitete për shkak të krizës së Ukrainës.Evropa e Lirë raporton se emrat pritet të bëhen publike më 30 korrik.Ambasadorët e 28 vendeve anëtare të BE-së janë takuar në Bruksel, ndërsa gjatë këtij takimi pritet që të aprovohen edhe sanksione të tjera që e kanë cak sektorin energjetik, financiar dhe atë të mbrojtjes së Rusisë.Masat pritet të krijojnë kufizime për qasjen e bankave ruse në tregun evropian, apo marrëveshjet në sektorin e energjisë si dhe vendosjen e një embargoje në mallrat ushtarake.BE deri tani ka vendosur sanksione ndaj 87 individëve dhe 20 entiteteve në Ukrainë dhe Rusi rreth krizës në Ukrainë. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter