Në mes të ditës bën plazh nudo në Gjirin e Lalëzit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Korrik 2014, 17:59
Durrës- Tiranasi i cili bënte plazh nudo në një nga plazhet publike më të frekuentuar jo larg kryeqytetit ka bërë që menjëherë ndaj tij të nis proçedimi penal në gjendje të lirë.Ngjarja ka ndodhur në zonën turistike të Gjirit Të Lalëzit, të komunës Ishëm, ku një 33 vjeçar lahej në det i zhveshur plotësisht.Materialet për hetimin disi të pazakontë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës për veprën penale “Vepra të Turpshme”.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter