Berisha: Në 300 ditë asnjë tullë në Xhamine e Madhe, besimtarët të protestojnë

Një ditë pas Bajramit, ish-kryeministri Berisha ka reaguar për projektin e Xhamisë së Madhe të Tiranës. Në një postim në rrjetin social facebook Berisha shkruan se në 300 ditë Rama nuk ka vendosur asnjë tullë.Në facebook ai shkruan se Rama në 300 ditë vetëm ka bllokuar punimet për ndërtimin e kësaj xhamie. Berisha fton të gjithë besimtarët të përdorin të gjitha mjetet për të lejuar ndërtimin e xhamisë, madje edhe të protestojnë kundër këtij akti anti-ligjor.Në facebook Berisha shkruan:“300 dite asnje tulle ne Xhamine e Madhe te Tiranes, 300 dite te bllokimit te saj nga neo-bllokmeni Rama!!Te dashur miq, dje mijera e mijera besimtare musliman te Tiranes falen Bajramin ne sheshin kryesor te qytetit. Nderkohe neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama, qe javet e para te pushtetit, bllokoi, ne kundershtim flagrant me ligjin, ndertimin e Xhamise se Madhe te kryeqytetit, fillimi i punimeve te te ciles u be me date 20 prill 2013.Theksoj ketu se, nga urrejtja primitive, Edvini bllokoi per 11 vjet me rradhe lejen per ndertimin e saj dhe la kryeqytetin pa xhamine e tij kryesore. Sapo PD fitoi Bashkine e Tiranes, qeveria ne bashkepunim me kete Bashki, i riktheu pronen Komunitetit Musliman dhe njolloj si ne rastin e komuniteteve te tjera fetare dhuroi nje pjese toke publike si dhe lehtesoi nje marreveshjen e ketij komuniteti me pronare tiranas qe i dhuruan 5 mije m2 toke Komunitetit Musliman ne vendin e ndertimit te Xhamise. Kjo beri te mundur fillimin e punimeve sapo studio e mirenjohur "Hassa" perfundoi projektin e saj.Pershendes thirrjen publike te drejtuar Rames dje ne emer te Komunitetit Musliman nga perfaqesues te larte te tij per heqejen e bllokimit te paligjshem te ndertimit te Xhamise dhe i ftoj te perdorin te gjitha mjetet demokratike, perfshi ketu protetstat dhe gjykatat e vendit dhe Europes, kunder aktit anti-ligjor dhe diskriminues te njeriut qe "pasurine" e vetme shpirterore ka urrejtjen dhe vetem urrejtjen.”Postimi i Berishës në Fb, rreth orës 16:00