Grabitje në Dibrën e Madhe, vritet hajduti shqiptar. Mbyllet vendkalimi kufitar me Shqipërinë

Diber- Disa persona të armatosur kanë hyrë për të grabitur një argjendari në qendër të Dibrës së Madhe, në Maqedoni dhe gjatë një shkëmbimi zjarri raportohet se ka një të vdekur dhe 2 të plagosur.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 13:00 në qendër të qytetit dhe sasia e floririt të grabitur mendohte të jetë 18 kg.Mediat në gjuhën shqipe në Maqedoni por edhe korrespondenti ynë në Dibër, Islam Shehu informon se personi që ka mbetur i vdekur është shtetas nga Shqipëria ndërsa mes të plagosurve janë edhe Mexhit Erebara, pronari i argjendarisë, dhe Agron Cami, kalimtar.Mësohet se viktima ka qenë pjesë e grupit të hajdutëve (mendohet se kanë qenë 6 por kjo shifër nuk është e konfirmuar) të maskuarve që kanë hyrë në argjendarinë e vëllezërve Erebara në Dibër.

(Video: Mbyllet vendkalimi kufitar me Shqipërinë)

Të plagosurit 

I plagosur është Mexhit Erebara, pronari i argjendarisë.Agron Cami, kalimtar i rastit. Fillimisht u tha se ishte taksisti që ishte marrë peng nga grabitësit por më pas agjencia e lajmeve maqedonase Mia informon se është plagosur dhe një klient i rastit.

Kreu i komunës: Si ndodhi grabitja  

Sipas kreut të komunës së Dibër Ruzhdi Lata thotë se për momentin po mbisundon një gjendje kaotike në këtë qytet.  "Sipas tij, 6 persona të maskuar kanë rrëmbyer një taksi, kanë ardhur në qendër të qytetit janë futur në dyqanet e argjendarisë së vëllezërve Erebara dhe kanë plaçkitur gjithçka ka pasur në ato dyqane." shkruan zhurnal.

Mbyllet kufiri me Shqiperinë

Aktualisht, policia ka mbyllur të gjitha hyrje-daljet nga qyteti si dhe vendkalimin kufitar me Shqipërinë në Bllatë.  Zhurnal. mk në informacionin  e fundit informon se  në argjendari janë grabitur 18 kg ar.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter