PD, Ademi: Rama kërkon ta shesë si normale kriminalizimin e Parlamentit

Partia Demokratike vazhdon akuzat ndaj kryeministrit Rama se në Parlament ka futur persona të cilët janë të lidhur me krimin. Duke iu referuar rastit të Strazimirit PD thotë se me urdhër të Ramës u godit opozita dhe Rama hesht në mënyrë djallëzore.Në një dalje për mediat nga selia blu, deputetja Voltana Ademi denoncon heshtjen e kryeministrit Rama duke q uajtur si një përpjekje djallëzore për ta bërë të duket këtë si një gjë normale.“Edhe pse u provua publikisht, se ai me firmën e tij, ka bërë deputet një të dënuar për krime të rënda si shfrytëzim prostitucioni dhe rrëmbim personi, sërish Edi Rama hesht, në një përpjekje djallëzore për ta bërë të duket këtë si një gjë normale.Edhe më djallëzore janë përpjekjet e Edi Ramës për të kriminalizuar qytete dhe krahina, duke dashur të tregojë se këta janë përfaqësuesit. Por shqiptarët e dinë, dhe lezhjanët e dinë se deputetët e tij me të kaluar kriminale janë raste të izoluara. Arben Ndoka nuk përfaqëson jo Lezhën, por as të afërmit dhe fisin e tij, të njohur si punëtorë e njerëz të vlerave”, tha Ademi.