Berat, nis ristrukturimi aksit nga kthesa e Promovikut në Tozhaj

Berat - Aksi rrugor Kthesa e Promovikut- Tozhaj, në rrethin e Beratit, tashmë do të ketë një imazh krejtësisht të ri, gjë e cila kthen besimin tek banorët e zonës.Falë një investimi të Fondit të Zhvillimit të Rajoneve, do të nisë pjesa e parë e punimeve me një gjatësi 6.7 km, ku parashikohen vepra arti, zgjerim, shtrim rruge, investim i cili kap shifrën e 50 mln lekëve të rinj.Për të inspektuar punimet ishin drejtues të këshillit të qarkut, ndërkohë që Refat Arizi, drejtor i rrugëve rurale, njoftoi mbi realizimin e këtij investimi.Edhe pse kjo konsiderohej si një nga zonat më të vështira për tu lidhur, tashmë ky fakt do ti përkasë të kaluarës. Ky është investimi më i rëndësishëm i akorduar ndonjë herë nga fondet e rrugëve rurale në këtë qark dhe synon të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën e zonës./nzh/oranews online/Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter