Reforma, Buxhuku: Vendi juaj në Kuvend, Basha: Ja 5 arsyet pse s'jemi

“Vendi i opozitës, pavarësisht çdo rrethane, duhet të ishte në Kuvend. Zoti kryetar, mendoj dhe këshilloj që në të mirë të qytetarëve, zhvillimit të vendit dhe vetë qëllimit tuaj për të fituar mbështetjen publike, së pari vendi juaj duhet të jetë në Kuvend, së dyti duhet të jeni të gatshëm të merrni përgjegjësi aq sa ju takon dhe së treti të jeni të gatshëm të jeni kompromise për reforma madhore që i shërbejnë interesit publik afatgjatë”, tha BuxhukuKjo kërkesë e biznesit për të riparë opozitën në Kuvend i ka shërbyer kryetarit të PD Lulzim Basha që të shpjegojë 5 arsyet e bojkotit opozitar.“Kjo tyrezë mund dhe duhet të ishte zhvilluar në ambientet e Kuvendit por siç jeni dëshmitarë, jo vetëm në rastin e paketës fiskale dhe buxhetit të vitit të kaluar, por në cdo rast tjetër qeveria jo vetëm ka dështuar por edhe ka penguar proceset e konsultimit. Kjo ndodhi edhe me paketën në drejtësi, derisa më në fund një kombinim rrethanash duket se i ka ndalur në disa prej hapave që donin të ndërmerrnin fshehtazi. Dhe disa prej reformave të tjera sic është ajo territoriale ka një shurdhëri të plotë ndaj qytetarëve dhe opozitës për ta bërë këtë reformë të rëndësishme me konsensus dhe jo pakonsensus. Ne duam të jemi në Kuvend, por aty ku debatohet dhe jo në një Kuvend ku sa herë opozita merr fjalën dhunohet. Nuk është diçka që po ndodh në mënyrë incidentale, por e programuar. Në parlament është ngritur një instrument dhune”, tha Basha.Por ndërsa opozita është në mardhënie të ngrira me Kuvendin, këtë javë shumica do të kalojë reformën territoriale dhe PD sipas Berishës do të shprehet për këtë. Por ish-kryeministri e ka të qartë qëndrimin për Himarën.“Zbritën në Himarë, sit a bëjnë dhe Himarën e cila kurrë në Historinë e saj nuk ka qenë dhe nuk është minoritare. Një komunitet dinjitoz, bilingual dhe tani merr Kokdhima dhe do ta zgjidhe me një antishqiptar si Piro Dhima. Ata do ta diskutojnë se cfarë do të bëjmë. E keqja është mos kuoptojmë se me kë kemi të bëjmë”, tha Berisha.Debati për Reformën Territorial në fakt është në kulmin e tij ndërsa e enjtja afron, PD e ka shprehur qëndrimin kundër hartës së Ramës. Megjithatë mbetet ende e pakonfirmuar mungesa ose jo e grupit demokrat në seancë momentin kur do të votohet drafti final.