Lezhë, vijojnë largimet nga skema, kontrolle në çdo njësi vendore

Lezhë - Vetëm gjatë 9 muajve të fundit janë mbi 1500 familje që janë larguar nga skema e ndihmës ekonomike në Qarkun e Lezhës, ndërsa janë konstatuar abuzime edhe me pagesën e paaftësisë gjatë kontrollit të 30 % të dosjeve.Kjo situatë është pranuar edhe nga vetë Drejtoresha e Shërbimit Social Shtetëror në Lezhë, Ardiana Jaku.Nevoja për trajtime të administratorëve social në të 21 njësitë e qeverisjes vendore, shihet si mjaft e rëndësishmë për Drejtorinë e Shërbimit Social në Lezhë.Jaku tha se ka patur takime për rritjen e kapaciteteve të këtyre administratorëve si dhe njohjen me legjislacionin në fuqi dhe ndryshimet ligjore që janë kryer së fundmi. Kjo masë vlerësohet si e nevojshme për tu dhënë qytetarëve shërbimin e duhur edhe në lokalitetin ku ata jetojnë./nzh/oranews online/Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter