Investimet në Lezhë, nis asfaltimi i rrugës në lagjen “Besëlidhja”

Lezhë - Në bashkinë e Lezhës ka nisur asfaltimi i segmenteve rrugore që kishin mbetur përgjysmë prej vitesh.Punimet janë inspektuar nga kreu i kësaj njësie vendore, Viktor Tushaj, i cili ka bërë të ditur se përfundimi i këtyre investimeve që priten prej 4 vitesh, do të jenë një frymëmarrje edhe për trafikun në këtë qytet.“Ky investim është mjaft i rëndësishëm jo vetëm për lagjen 11.2 apo “Besëlidhja”, por edhe për shfryrjen e trafikut në qytetin e Lezhës. Është një investim I filluar vite më parë por që nuk arritëm ta realizonim në kohë për shka të ngërçit që u krijua me bankën dhe Ministrinë e Financave për mosdizbursimin e këtij fondi”, u shpreh Viktor Tushaj, Kryetar i Bashkisë Lezhë.Ky segment do të jetë një shëtitore e bukur, çka pritet të reflektojë dhe në një imazh të përmirësuar të qytetit të Lezhës./nzh/oranews online/Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter